Sulmi për maskë, aktakuzë ndaj sigurimit të biznesit të djemve të Ilir Shaqirit

Aktuale

Sulmi për maskë, aktakuzë ndaj sigurimit të biznesit të djemve të Ilir Shaqirit

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 16:08
“Galeria Shopping Mall”

Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë kundër katër pjesëtarëve të sigurimit fizik të qendrës tregtare “Galeria Shopping Mall” në Prizren, për sulmin fizik ndaj një pjesëtari të komunitetit rom më 21 nëntor, 2021.

Katër pjesëtarët e sigurimit të qendrës tregtare që është në pronësi të Gojart dhe Drenas Shaqirit, djemve të këngëtarit Ilir Shaqiri, akuzohen nga Prokuroria për veprat penale të sulmit, kanosjes dhe lëndimit të lehtë trupor.

Të akuzuarit, roje sigurimi, me inicialet B.A. (1999), B.A. (1976), T.Ç., dhe A.B., sulmuan fizikisht një pjesëtar të komunitetit rom pas një mosmarrëveshje për vendosjen e maskës.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit B.A., (1999) dhe B.A., (1976) me datë 21.11.2021, rreth orës 18:38, në njërën prej Qendrave Tregtare në Prizren, në bashkëkryerje personit tjetër i shkaktojnë lëndim të lehtë trupor, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje në mes të pandehurve dhe të dëmtuarit T.Ç., në lidhje me vendosjen e maskës –  e sulmojnë fizikisht duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, duke e rrezuar për toke, me ç’rast të njëjtit i shkaktojnë lëndime të lehta trupore”, ka thënë Prokuroria.

“Ndërsa, të pandehurit T.Ç., dhe A.B., me datë, kohë dhe vend të njëjtë, personit tjetër i shkaktojnë lëndim të lehtë trupor, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje fillimisht në mes të pandehurit T.Ç., dhe të dëmtuarit B.A. (1976), në lidhje me vendosjen e maskës –  e sulmon fizikisht duke e kapur me duar për rroba e për gjoksi e duke e tërhequr, e më pas duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, ku në ndërkohë ndërhynë edhe i pandehuri A.B., duke e goditur me shqelm të dëmtuarin B.A. (1976) në pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast të njëjtit i shkaktojnë lëndime të lehta trupore”, tha organi i akuzës të premten.

Ngjarja kishte ndodhur në qendrën tregtare, “Galeria Shopping Mall” Sh.P.K..

“Galeria Shopping Mall” Sh.P.K., është kompani në pronësi të katër aksionarëve. Pjesën më të madhe të aksioneve, 40 për qind, i posedon “AzTech” Sh.P.K., pronë e Gojart dhe Drenas Shaqirit.

Sipas të dhënave publike në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), Gojart Shaqiri figuron drejtor i qendrës tregtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat