35-vjeçari Ilir Tolaj nga fshati Pobërgjë i Deçanit, ka vdekur pasi një lisë i ka rënë përmbi, shkruan Paparaci.
I ndjeri ishte duke prerë dru në mal.
Sipas mjekut të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj”, Selmon Berisha, personi ka arritur i vdekur në këtë qendër.
Për vdekjen e tij ka shkruar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve.
“Shumë pikëllues lajmi për vdekjen tragjike të, të riut Ilir Tolaj nga fshati Pobërgjë! Ngushëllimet më të sinqerta familjes Tolaj dhe gjithë atyre që e njohën Ilirin!”, shkruan ai.
Sot poashtu, një i ri nga fshati Lloqan i Komunës së Deçanit, është djegur brenda shtëpisë së tij.
Për këtë incident e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor”, tha policia.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si ‘Hetim i vdekjes’”, thuhet në njoftim.