Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta ka thënë se është pro të gjitha kërkesave të Sindikatës së Shëndetësisë që kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë së punës së personelit shëndetësor.
Shkreta i cili edhe vet është anëtarë i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, tha se kërkesat nuk janë bërë në kohën dhe në momentin e duhur.
Për këtë gjë ai ka dhënë edhe arsye.
“Jam anëtar i Sindikatës dhe jam pro gjitha kërkesave që kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë së punës së personelit shëndetësore, mirëpo mendoj se mënyra se si është adresuar çështja e grevës ka qenë në rastin më të mirë jo në kohën e duhur, jo në momentin e duhur. E para e punës është që derisa ishim në procedurë të punës të ligjit që përcakton edhe ndryshimet që shkojnë në favor të personelit shëndetësor, mendojmë që koha e ka vënë shumë në diskutim legjitimitetin në njërën anë dhe në anën tjetër kushtimisht thënë ndikimin politik që mund ta kenë Sindikatat karshi proceseve politike”, ka thënë ai.