KEDS: Qytetarët po e keqpërdorin rrymën, kjo rrezikon sigurinë e përgjithshme

Aktuale

KEDS: Qytetarët po e keqpërdorin rrymën, kjo rrezikon sigurinë e përgjithshme

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 21:33
KEDS

Kriza energjetike në vend është tema më e diskutuar ditëve të fundit. Lidhur me këtë, KEDS-i thotë se keqpërdorimi i energjisë elektrike po e rëndon edhe më shumë këtë krizë.

KEDS-i thotë se konsumatorët po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në rrjet.

“Konsumatorët që po e keqpërdorin atë, përpos që po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në rrjet, njëkohësisht po rrezikojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve”, thuhet në shkrimin e KEDS.

Ata po ashtu thonë se do të kenë zero tolerancë për konsumatorët që po veprojnë në këtë mënyrë.

Nga ana tjetër, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike.

Për këtë ajo ka thënë se efekti veç se ka filluar të vërehet.

Rizvanolli ka bërë të ditur se sipas KOSTT-it, kulmi (peak) i konsumit (1.3 GË), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00.

“Ky trend i kulmit të konsumit në ora 23:00 (gjatë tarifës së ulët) kur tarifa është 57% më e lirë, ka vazhduar edhe të mërkurën dhe të enjten! Ju falemnderit të gjithëve!”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat