Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka njoftuar se sot me shumicë votash u miratua buxheti për vitin 2022.
Ajo bëri të ditur se buxheti i parashikuar për vitin 2022 është më i larti dhe më gjithëpërfshirësi, duke kapur vlerën prej 2 miliardë e 748 milionë euro, apo 8.7% rritje krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti.
Statovci në rrjetin social “Facebook” ka prezantuar projektet që iu aprovuan sot e që kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Këto projekte kanë të bëjnë me ndihmën për pacientët më fibrozë cistike, ndërimin e çerdhes në fshatin Batllavë dhe rregullimin e disa rrugëve.
Postimi i saj:
Sot me shumicë votash u miratua #buxheti për vitin 2022. Falë performancë, buxheti i parashikuar për vitin 2022 është më i larti dhe më gjithëpërfshirësi, duke kapur vlerën prej 2 miliardë e 748 milionë euro, apo 8.7% rritje krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti.
Si deputete e Kuvendit te Kosovës, këto janë disa nga projektet që kam propozuar së bashku me deputetët Eman Rrahmani, Driton Hyseni, Armend Muja të cilat sot u miratuan:
Mbështetje për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, në programin Trajtimi i pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore në vlerë 1,000,000 euro shtesë.
Ndihmë ndaj pacientëve me "Fibroze Cistike" në vlerë prej 306,000 euro.
Ndërtimi i çerdhes në fshatin Batllavë, në Komunën e Podujevës në shumë prej 100,000 euro.
Ndërtimin i Zonës Ekonomike në Podujevë ne shume prej 200,000 euro
Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Orllan me fshatrat tjera - në shume prej 400,000 euro;
Rregullimi i rrugës në fshatin Turuçicë, Komuna e Podujevës në shumë prej 200,000 euro;
Ndërtimi dhe asfaltimin i Rruges Kalatic-Brainë, Bervenik-Lagjëja-Avdullahu. Komuna e Podujevës, në shumë prej 200,000 euro
Rregullimi i përrockës Ternavicë Bellopojë, në shumë prej 60,000 euro
Rehabilitimi me zhavor i rrugës Murgull - Bellosicë në Komunen e Podujevës, me gjatësi rreth 8km, ne shumë prej 60,000 euro
Rregullimi i rrjetit te ujësjellësit në Komunën e Fushë Kosovës në Lagjen 028 Bardh i Madh si dhe Fshatin Sllatinë e Madhe, në shumë prej 300,000.00 euuro
Rehabilitimi i plotë i Stacionit Transfer dhe pjesës para stacionit në lagjen Ali lbra në Komunën e Gjakovës, në shumë prej 250,000.00 euro
Asistence në ndërtimin e databazes për nënat vet-ushqyese nga Ministria e Financave dhe mbështetje në vlerë prej 50,000 euro.
Falendëroj të gjithë deputetët për mbështetjen e këtyre projekteve.