Balje komenton fjalimin e presidentes Osmani në Kuvend

Aktuale

Balje komenton fjalimin e presidentes Osmani në Kuvend

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 23:57
Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, është shprehur e lumtur që ka kaluar amendamenti i saj për blerjen e një aparature për repartin e Onkologjisë në QKUK.

“Shumë herë kemi pas takime, kemi vizituar repartin e Onkologjisë. Këtu ka lind ideja sepse jam anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa. 1.8 milion euro nuk është vlerë e vogël, mirëpo amendamenti e ka marrë mbështetjen”.

Balje ka folur edhe për fjalimin e fundvitit të Presidentes Vjosa Osmani.

Ajo e ka vlerësuar si konstruktiv fjalimin nga ana e presidentes.

“Ne e kemi përcjell punën e presidentes dhe i kemi ditur disa pika nga raporti. Jam krenare sepse Osmani po e bën punën që duhet për ta përfaqësuar shtetin”.

“Jam e lumtur për seancën e sotme sepse kanë kaluar amendamente të rëndësishme”, ka vazhduar ajo më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat