“Mbi 100 shtëpi janë pa energji elektrike në këtë ftoftë”/ Deputeti i VV-së ka një thirrje për KEDS-in

Aktuale

“Mbi 100 shtëpi janë pa energji elektrike në këtë ftoftë”/ Deputeti i VV-së ka një thirrje për KEDS-in

Nga: A.M. Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 10:59
Mefail Bajqinovci

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar ashpër pas reduktimeve të energjisë elektrike.

Ai përmes një postimi në Facebook njoftoi se po bëhen dy ditë, ku mbi 100 shtëpi në lagjen ‘kodra e Trimave” janë pa energji elektrike.

“Kërkoj që kjo kompani mos t’i diskriminojë qytetarët e kësaj lagje për shkak të një trafoje e cila është jashtë standardi.

KEDS e ka obligim t’i furnizojë qytetarët me energji elektrike 24 orë për të cilën paguajnë”, deklaroi Bajqinovci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Po bëhen dy ditë që nuk ka rrymë në një pjesë të lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Mbi 100 shtëpi janë pa energji elektrike në këtë ftoftë dhe askush nuk merret me këta banorë.

Sipas banorëve arsyeja pse nuk ka energji elektrike, është një trafo e KEDS-it e cila nuk po e përballon ngarkesën.

Kërkoj që kjo kompani mos t’i diskriminojë qytetarët e kësaj lagje për shkak të një trafoje e cila është jashtë standardi.

KEDS e ka obligim t’i furnizojë qytetarët me energji elektrike 24 orë për të cilën paguajnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat