Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të takohet në Tiranë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.
Ky takim do të mbahet në kuadër të projektit të “Ballkanit të Hapur”.
Mirëpo, këtij takimi, njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi kërkoi t’iu bashkohet edhe kryeministri Kurti.
“Nuk duhet lëshuar rasti! Kjo nuk dmth që Kosova të anëtarësohet. Jo.
Pjesëmarrja është vendi i shprehjes së pikëpamjeve të Kosovës për "Ballkanin e Hapur", për dialogun me shtetin serb dhe vend për të treguar edhe një herë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur”, shkroi Kelmendi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Thirrje!
Z.Kurti duhet domosdo të shkojë në Tiranë dhe në takimin me krerët e "Ballkanit të Hapur" ta shpreh qartë qëndrimin e Kosovës për të u njohur si shtet nga Serbia, si formë e vetme e raporteve.
Nuk duhet lëshuar rasti!
Kjo nuk dmth që Kosova të anëtarësohet. Jo.
Pjesëmarrja është vendi i shprehjes së pikëpamjeve të Kosovës për "Ballkanin e Hapur", për dialogun me shtetin serb dhe vend për të treguar edhe një herë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur.
Tema ka...!
Kjo nuk e dëmton fare Republikën.
MK