Një i vdekur nga Covid-19, ky është raporti 24 orësh

Aktuale

Një i vdekur nga Covid-19, ky është raporti 24 orësh

Nga: A.ZH Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 14:55
Pamje nga vaksinimi në Kosovë

Një person ka vdekur si pasojë e Koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 12 raste të reja, ndërsa janë shëruar 13 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

18 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës.

Deri më sot 776.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.679 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954. Në total numri i rasteve aktive është 315.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni KËTU

Image
Statistikat nga MSH
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat