Vdes 40 vjeçarja nga Kamenica, familjarët akuzojnë mjekët

Aktuale

Vdes 40 vjeçarja nga Kamenica, familjarët akuzojnë mjekët

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Leonora Morina nga Hodonoci i Kamenicës u varros të shtunën pasdite në këtë fshat.

40 vjeçarja vdiq,  pasi dy ditë më parë ishte sëmurë dhe shkoi të kërkoi ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare ne Rogoqicë ku dyshohet se gjatë marrjes së terapisë kishte alergji ne baret e marra.

Ajo ishte nisur për në spitalin e Gjilanit, ku sipas stafit të spitalit u pranua pa shenja jete dhe pas reanimimit është kthyer në jetë dhe me një puls të dobësuar është nisur për në QKUK në Prishtinë. Aty edhe vdiq në orët e para të së premtes.

Me vdekjen e saj të prekur ishin edhe bashkëfshatarët.

Burri i të ndjerës rastin e ka lajmëruar në polici për mostrajtim adekuat nga mjekët dhe nuk deshi të komentojë asgjë derisa të zbardhet e vërteta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat