4 persona kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 7 persona, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.
Njoftimi nga MSH:
19 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 711 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.534 doza të vaksinës.
Deri më sot 776.820 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.368 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.961. Në total numri i rasteve aktive është 312.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU