Rrëfehet ish-ushtari i UÇK-së që Adem Jashari i kishte besuar një kundërajror

Aktuale

Rrëfehet ish-ushtari i UÇK-së që Adem Jashari i kishte besuar një kundërajror

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 07:19
Bashkëluftëtari i Komandantit legjendar Adem Jasharit, Rrahim Hoxha

Shenjat që ka lënë lufta e fundit në Kosovë, mbesin gjithmonë të hapura në zemrat, mendjet dhe trupat tanë, edhe sikur të kalojnë ditë, muaj, vite, dekada e shekuj.

Ata që i mbijetuan këtij tmerri edhe sot në rrëfimet e tyre ndjen pranin e tyre viteve të ftohta e të zeza për vendin tonë. I tillë është edhe rrëfimi i bashkëluftëtarit të Komandantit legjendar Adem Jasharit, Rrahim Hoxha dhe momentit të futjes së tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Përjetimet e para për mua janë të papërshkrueshme çfarë gëzimi ka qenë me rrok pushkën me atë mendimin tim me lirua popullin me çliru këtë popull, përjetim më të madh e gëzime më të mëdha s’kom ni as nuk kam me ni nashti edhe me qindra vjet”, tha Hoxha.

Ish luftëtari i UÇK-së, Rrahim Hoxha ka rrëfyer disa çaste të luftës dhe momenteve me komandantin e po ashtu përjetimet e tij të cilat ishin ngulitur thellë në shpirtin dhe mendjen e tij, e ku në sytë e tij arrin të shohësh lotët e përkujtimit dhe nostalgjisë.

Rrahim Hoxha, nga Llausha e Skenderajt ka luftua në zonën e parë të Drenicës në brigadën 113, nën komandën e legjendarit Adem Jasharit, e që ky i fundit ia kishte besuar një kundërajror i njohur si gulinov.

“Unë kam shërbye me një gulinov edhe nofkën e kam Rrahimi Gulinovi, tërë kohën kam qenë i ngarkuar me atë. Unë kam luftuar në zonën e parë të Drenicës brigada 113, tërë kohen në luftë unë kam qenë në Llaushë pasi që s'kam mujt me ba lëvizje shumë të mëdha, legjendari Adem Jashari vet ma dhuroi një kundërajror, gulinov tash po i thonë e ishte e pamundur me lëviz ata e më është dashtë tërë kohën dy vjet e gjysmë kam njëjtë afër tij”, rrëfeu Hoxha.

Hoxha për ne rrëfen edhe disa nga Momentet me komandantin Adem Jashari.

“Fal komandantit Adem Jashari dhe falë qëllimeve të mija se çfarë kisha isha shumë i kënaqur kur isha afër atij djali, afër atij burri që rrallë sheh e ka me prit historia e kombit shqiptarë edhe shumë kohë me me lind edhe një asi djali në qoftë se lind. Ai njëri ka qenë i kompletum me të gjitha, edhe pse e kisha të gjeneratës ai ka qenë shok me atë voglin edhe me plakun edhe të riun ai çdo herë ka këshilluar ka fol fjalë të matura, fjalë të qëlluara, zoti me siguri ja ka çu si shpërblim këtij populli shqiptar”, tha Hoxha.

Humbja e shokëve dhe pamundësia për t'i ndihmuar ata për Hoxhën ka qenë një nga momentet që edhe sot e përndjekin atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat