Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thirrur protestë kombëtare për sot, kur në Tiranë pritet të mbërrijë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të agjendës së nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.
Berisha deklaroi ditë më parë që “Sllobodani i ri” do të pritet në Shqipëri, ashtu siç e meriton.
Berisha thekson se përveç vizitës së Vuçiq dhe asaj që ai e quan pakti kombëtar me Ramën, do të protestohet edhe kundër vjedhjes së inceneratorëve.
Protesta do të nisë në orën 16:00 nga selia e Partisë Demokratike dhe do të marshohet drejt kryeministrisë.
Njoftimi:
Protestë kombëtare kundër mega vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit kombëtar Rama-Vuçiq.
E hënë 20 Dhjetor -16:00
Mbledhja te selia e PD dhe nisja drejt kryeministrisë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/20/auto_auto_prot16399824411639982682.jpg)