Ja lista e 4 arsyeve të Sali Berishës, pse duhet të protestohet sot kundër Vuçiqit

Aktuale

Ja lista e 4 arsyeve të Sali Berishës, pse duhet të protestohet sot kundër Vuçiqit

Nga: I. M. Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 11:39
Sali Berisha me katër argumente për të protestuar fuqishëm

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë Sali Berisha ka bërë thirrje edhe njëherë sot që të protestohet masivisht kundër vizitës së Vuçiqit dhe projektit serbomadh të fshehur pas “Ballkani i hapur”. Ai beson se ky projekt duhet të ndalet që të pengohet krijimi i Serbisë së madhe. Po ashtu duhet penguar fakti që Edi Rama është shndërruar në një kukull të Vuçiqit. Një nga arsyet që përmend Berisha është edhe mohimi i krimeve dhe gjenocidit që Serbia e ka kryer ndaj shqiptarëve.

Lexojini në vijim argumentet e Berishës.

Komentet e Sali Berishës për protestën e sotme

1. Vuçiq është ministër i Millosheviçit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjekë politikën e shefit të tij!

2. Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe andaj nuk duhet lejuar assesi që të konkretizohet!

3. Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiqit, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë.

4. Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiqi është nga përgjegjësit kryesor. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftë, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat