Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të lidhin koalicion për të qeverisur me Komunën e Vitisë.
Lajmin e kanë konfirmuar burime brenda Komunës së Vitisë, të cilat kanë deklaruar se ende nuk është zyrtarizuar koalicioni, por kjo pritet të bëhet së shpejti.
Siç mësohet si rezultat i kësaj marrëveshjeje, PDK-së do t’i takojë kryesuesi i Kuvendit dhe katër drejtori.
Ndryshe, kryetar i Vitisë është rizgjedhur Sokol Haliti nga LDK-ja. Ai ishte në garë me Bekim Azizin e PDK-së.