Familja Dajaku reagon ashpër, Qeveria ta ndalojë terrorin ndaj familjeve të viktimave të vrarë pas luftës

Aktuale

Familja Dajaku reagon ashpër, Qeveria ta ndalojë terrorin ndaj familjeve të viktimave të vrarë pas luftës

Nga: I. M. Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 13:49
Besim Dajaku, truproje e ish-presidentit Rugova

Njëri nga anëtarët e familjeve të viktimave të vrarë pas luftës për motive politike, thotë se këto familje po ndihen të terrorizuara nga mediat si RTK-ja, analistët në disa media dhe nga Shoqata e Veteranëve të Luftës.

Xhevat Dajaku, vëllai i Besim Dajakut truproje e presidenti Rugova të vrarë në vitin 2003 bashkë me gazetarin e “Bota sot” Bekim Kastratin, kërkon ndihmën e Qeverisë që të merren masa ndaj abuzimeve të atilla.

Xhevat Dajaku, edhe vetë ish truproje e presidentit Rugova, pyet se pse RTK-ja, nuk i paraqet edhe rastet e të ekzekutuarve pas shpine gjatë luftës dhe pas saj.

Lexojeni reagimin e plotë të Xhevat Dajakut:

Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë masa ndaj RTK-së dhe ndaj disa analistëve të mediave të ndryshme, si dhe ndaj shoqatës së veteranëve, dhe të ndalojnë terrorin mbi familjet e viktimave të vrarë pas dhe gjatë luftës, të cilët, në një formë, po i përkrahin "të dyshuarit" për krimet ndaj këtyre familjeve!...

Ku janë shoqatat e pavarura, ku janë shoqatat për të drejtat e njeriut, ku janë shoqatat për mbrojtjen e viktimave, ku është drejtësia që e ka fut kokën në prapanicën e kësaj propagande të tmerrshme?!!!

Pse RTK-ja, si televizion publik, nuk i paraqet, krahas këtyre spoteve për banorët e Hagës, edhe të ekzekutuarit pas shpine gjatë kohës së luftës dhe pasluftës, s'paku ta bënte një baraspeshë absurde!...

Xh. Dajaku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat