Flamuri serb valëvitet në Tiranë, Rama heq kërpudhën dhe vendos kangjella mbrojtëse

Aktuale

Flamuri serb valëvitet në Tiranë, Rama heq kërpudhën dhe vendos kangjella mbrojtëse

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 14:16
Flamuri i Serbisë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë

Në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ është duke u valëvitur flamuri i Serbisë.

Nga pamjet që vijnë nga terreni duket se në Tiranë ka nisur puna për pritjen e kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe homologut të tij të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Nga ana tjetër shihet se kryeministri ka dhënë urdhër që “Kërpudha” e vendosur në krah të Kryeministrisë të largohet.

Image
Flamuri i Serbisë

Gjithashtu rreth bulevardit dhe kryeministrisë janë vendosur kangjella për t’u paraprirë kështu trazirave të cilat mund të ndodhin në protestën e orës 16:00 thirrur nga Sali Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat