Vetëm 3 raste pozitive me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 4 persona, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
20 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.843 doza të vaksinës.
Deri më sot 776.881 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.443 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në total numri i rasteve aktive është 311.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjei KËTU