Përhapja e virusit Omicron në botë, MSH tregon a do të ketë ashpërim të masave në Kosovës

Aktuale

Përhapja e virusit Omicron në botë, MSH tregon a do të ketë ashpërim të masave në Kosovës

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 17:20
Ilustrim

Përhapja e virusit Omicron me shpejtësi ka alarmuar botën. Ani pse në Kosovë ende zyrtarisht nuk është konfirmuar as një rast me këtë variant të ri të virusit COVID-19, si duket në Ministrinë e Shëndetësisë tashmë po shqyrtohet mundësia për masa të reja.

Në një përgjigje nga ky dikaster kanë thënë se situata me virusin në vend është e qetë, mirëpo duhet treguar kujdes maksimal që të mos ketë përkeqësim të situatës më COVID.

“Masat shqyrtohen kohe pas kohe sipas zhvillimit te situatës epidemiologjike. Aktualisht situata është e qete, por prania e Omicron ne shume shtete, duhet te kthehet ne kujdes maksimal për te mos pasur ndonjë përkeqësim te situatës”, thuhet në përgjigjen e zyrës për komunikim.

Ndërsa nuk kanë përjashtuar mundësinë për masa të reja.

“Aktualisht janë në fuqi masat e datës 30 nëntor, deri në ndonjë vendim tjetër”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Derisa në lidhje me këtë çështje të premten ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka mbajtur një takim virtual me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballjen me pandeminë Covid-19.

Sipas masave aktuale, mbajtja e maskës vazhdon të jetë obligative, kufizimi i lëvizjes nga mesnata deri në orën 05:00. Ndërkaq, orari i gastronomisë deri në ora 23:00, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me masat për pandeminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat