Ramush Haradinaj u kundërpërgjigjet raportimeve të mediave serbe se i dërgoi 100 veta për t’i dalë në pritë Vuçiqit

Aktuale

Ramush Haradinaj u kundërpërgjigjet raportimeve të mediave serbe se i dërgoi 100 veta për t’i dalë në pritë Vuçiqit

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 19:40
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmeve të mediave serbe se ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka kërkuar atij 100 njerëz për protestën e sotme në Tiranë duke i quajtur “përralla”. 

Berisha ka mbajtur një protestë kundër Vuçiqit dhe nismës “Ballkani i Hapur” në Tiranë dhe ka arritur të mbledhë mijëra shqiptarë.

Mediat serbe pro-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kanë quajtur ekstremistë ata që po protestojnë sot në Tiranë kundër vizitës së kreut të shtetit serb, i cili do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në kuadër të nismës së përbashkët, “Ballkani i Hapur”.

“Novosti” ka shkruar se ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha e ka kontaktuar personalisht ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj “për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në protestë”.

Por Haradinaj në një përgjigje ka mohuar këtë duke thënë se ato media po ja bëjnë fushatën Vuçiqit dhe i ka cilësuar si “përralla” raportimet. 

“Po ia bëjnë fushatën Vuçiqit, janë përralla”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat