Pas protestës masovike e cila u organizua nga lideri historik, Sali Berisha dhe opozita shqiptare, ka reaguar ish-negociatorja e dialogut, Edita Tahiri.
"Rama dhe Vuçiq kerkuan azil te nje oligark i Elbasanit, nuk guxuan të qëndrojnë në Tiranë përballë protestes së shqiptarëve që mbron interesat kombëtare", ka shkruar Tahiri në Facebook.
Siç dihet protestës së organizuar në Tiranë i janë bashkuar edhe disa kosovarë, e ku në mesin e tyre ka qenë edhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.
Nga atje, lideri historik, Sali Berisha ka theksuar se Vuçiq nuk është i mirëpritur në Tiranë, duke theksuar se Serbia, është 'Rusi e vogël', e cila shihet si një rrezik për rajon.