Zyrtarja e LDK-së Melihate Tërmkolli, deklaroi se projekti i Ballkanit të Hapur është pro serb.
Tërmkolli theksoi se Ballkani i Hapur është “ide e vdekur” për çdo shqiptar patriot.
“Ballkani i Hapur është projekt pro serb, shqiptarët duhet ta kundërshtojnë fort. As Amerika dhe as Europa nuk e ka përkrahur këtë projekt.
Ne nuk jemi kundër bashkëpunimit, por jemi për bashkëpunim, që e ka bazën dhe qendrën në Perëndim. Ne nuk kemi nevojë për shërbime të tjera dhe për asnjë plan që është për të krijuar Jugosllavi të re. Jam shumë e kënaqur nga protesta e sotme e PD-së. Kështu, projekti i Ballkanit të Hapur, për mua është “i vdekur”, deklaroi Tërmkolli.