Ish-kandidatja për kryetare të Gjakovës nga radhët e VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se ajo ka qenë personi më i sulmuar gjatë zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë që janë mbajtur më 14 nëntor.
Kusari Lila ka humbur zgjedhjet në raundin e dytë ndaj kandidatit të AAK-së, Ardian Gjini. Por ajo thotë se ka një raport që e vërteton se ka qenë personi më i sulmuar.
“Kam qenë personi më i sulmuar në Kosovë. Tani mund të thoni edhe që po flas kot, por nuk është kështu. Së shpejti do të falë një raport dhe i tregoj të gjitha. Kam qenë personi më i atakuar në Kosovë gjatë zgjedhjeve të fundit lokale”, thotë ajo.
Tutje ajo tregon që i kanë evidentuar qindra profile false që kanë komentuar kundër saj në rrjete sociale.
“238 profile false i kemi evidentuar që kanë komentuar nëpër faqe të ndryshme sulme ndaj meje. Sulmu edhe gjinore pasi kam qenë gruaja e vetme që ka pasur shance fitojë”, thotë Kusari Lila.
Lila thotë se po ashtu arsye e humbjes së saj ka qenë edhe fakti që të gjithë partitë në Gjakovë janë bërë kundër saj. gjithsesi, ajo thotë se i ka uruar fitoren Gjinit.
“Po e kam uruar atë natë”, përfundoi ajo.