Ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, është në mesin e 10 personave të arrestuar për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Policia e Kosovës gjatë aksionit ka kryer edhe bastisje, teksa media ka siguruar pamje nga bastisja e banesës së Nikoliqit.
Aksioni që është duke u zhvilluar ka të bëjë me veprat penale të korrupsionit rreth ndërtimeve pa leje në Brezovicë.
Pamjet:
