S’ka Purgator për ty Edi Rama! Të pret ferri zi!

Aktuale

S’ka Purgator për ty Edi Rama! Të pret ferri zi!

Nga: Idriz Morina Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 10:56
Edi Rama, Vuçiqi dhe Zaqevi dje në Elbasan

Idriz Morina

Rreth 15 vjet më parë pata bërë një analizë për Edi Ramën, më shumë si një përpjekje portretizuese të profilit të tij politik në raport me shqiptarët!

Ishte koha kur ai po garonte në një proces zgjedhor, duke dashur ta lë Tiranën, dhe ta merrte Qeverinë. Atëherë ua thashë se zgjedhja e tij do të ishte një fatkeqësi për shqiptarët.

Në kohën që shqiptarët ende s’kishin arritur të qetësoheshin nga traumat dhe dhuna serbe, e përcjellë me gjenocid, etnocid, masakra, krime masive e makabre, dëbimin masiv duke na sjellë pranë zhdukjes... ai që në rastin e parë dekoroi një adhurues dhe promovues të Millosheviçit me “Çelësin e Tiranës”, këngëtarin Goran Bregoviç!

Të cilin e pamë sërish në Tiranë vitin që shkoi, duke u mirëpritur sërish nga Rama dhe mbështetës të tij, tash në cilësinë e kryeministrit!

Atëherë thuaja askush nuk reagoi në media, ndoshta në mungesë të rrjeteve sociale, meqë ende ishin në fillim, e në media të shtypura hapësira ishte e kufizuar dhe media tjera në Kosovë zakonisht mbështesnin të majtën, si duket nga ta edhe ishin formuar.

Rasti tjetër kur fytyra e tij antishqiptare u rizbulua është kur me gjithë forcën u përpoq ta ndalonte ndërtimin e rrugës së kombit, e të cilën rrugë kurrë se përfundoi as në dy mandate të tij, madje as tani që është në mandatin e tretë, dhe po ashtu nuk hezitoi ta pengojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve me vendosjen e taksës në rrugën e kombit, e cila kurrë nuk do të bëhej, pa dashurinë dhe vullnetin e hekurt të neve shqiptarëve këndej kufirit, që nuk hezitonim të rrugëtonim gati një milion veta në vit, edhe 12 orë në ditë në një drejtim, vetëm t’i kalonim pushimet në tokën mëmë, t’i linim atje paratë dhe ta ndihmonim në rindërtimin e ekonomisë së shkatërruar bashkë me shpirtin shqiptarë nga etërit e filozofisë komuniste të Edvin Kristaq Ramës.

Pastaj aktivizoi mekanizmat mashtrues propagandistik, me takime, deklarime, drone... dhe atëherë kur ndodhi ai në Beograd, e interpretova se ishte një kurth, sepse simboli “Shqipëria...”, ishte e shtrirë në një fushë të zezë, pra jo në simbolin e kuq shqiptarë, por me një simbol vrastar, kobëtar... dhe kobi i tuj nuk u ndal!

Ka sa vjet që në emër të patriotizmit të rrejshëm na nxjerr kurthin e vrasjes së atdheut, copëtimit të tij, në emër të bashkimit...

Kulmin e arriti me përpjekjet e tij për zhbërjen e Republikës së Kosovës, ose duke ia dhuruar një copë Serbisë me mbështetje të Hashim Thaçit, o gjysmën e saj me minishengen... dhe tani me “Ballkanin e Hapur”!

Kjo politikë e Ramës është e njëjtë me atë që bënte Fatos Nano, kur në kulmin e përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për ta bind dhe tërhequr perëndimin, që me një luftë të përbashkët ta shporrnim Serbinë, ai në Kretë me Millosheviçin i jepte legjitimitet vazhdimit të okupimit nga Serbia.

Dhe tani kur Kosova po bën betejën përfundimtare për të hequr qafe diplomacinë serbe nga pengimi i përmbylljes së shtetndërtimit të Kosovës me anëtarësimin në organizmat kryesore botërore, NATO (ku mungon vetëm anëtarësimi formal, pasi de fakto NATO-n e kemi këtu nga 12 qershori 1999), BE, OKB... e merr përsipër Rama ta mbarojë me Vuçiqin, atë që ka lënë përgjysmë Nano me Millosheviçin, dhe kërkon madje mbështetje në Kosovë nga Vetëvendosje, përveç nga PDK-ja, e harlisur nga Thaçi dhe kriza e fatit të komandantëve të dështuar, që u bën gati ta falin një pjesë Kosove për të shpëtuar nga gjykata speciale që e krijuan vet, me shpresë se do të gjejnë pafajësinë nëpërmjet krijesës së tyre.

Kur ndodhi tragjedia e shkaktuar nga tërmeti në Thumanë, Durrës, u zbulua pandjeshmëria e tij psiko-sociale. U dëshmua se ai mund ta parandalonte një numër vdekjesh po të ishte sjellur seriozisht pas paralajmërimeve nga banorët.

Një njeri që ka treguar kaq pamëshirësi me shtetasit e vet, do ta vazhdojë rrugën e mashtrimit, të nisur me propagandën e bashkimit kombëtar.

Eksperti gjerman Hense, pas projektit të miratuar nga Rama për minishengenin, me të drejtë shtronte dilemën për shqiptarët, se a duan t’i bashkohen “Jugosllavisë” (krijimit të një jugosllavie të tretë, ndoshta me emër si Ballkani) apo t’i bashkohen Europës?

S’ka dy rrugë, rruga e Ramës na çon në Serbi!

Aq i pështirë ishte gjesti i mbulimit të skulpturës së Adem Jasharit, në Elbasan sa nuk ka nevojë për asnjë analizë për ta dëshmuar, varësinë e tij, deri në idiotizëm ndaj Vuçiqit dhe Serbisë! Kjo të kujton frazën e famshme, ‘skllevë bijë skllevërish, ju lirinë se meritoni’! E si e meriton ky atëherë ta qeverisë Shqipërinë!?

Prandaj, ishte dhe është thelbësore që institucionet në Shqipëri, Kuvend, Qeveri, Presidencë, SHISH... Akademi, Universitete... diplomaci, të shpërlahen nga agjenturat serbe para së gjithash, pastaj greke etj.

Lavdi marrëzisë, dhe as tradhtisë kurrë nuk mund t’i thuhet!

Edi Rama, s’ka purgator për ty!

Të pret i njëjti ferr, sikur Nanon me Millosheviçin, Edi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat