Nënshkruhet marrëveshja, Kosova e Shqipëria me abetare të përbashkët nga viti i ardhshëm

Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja, Kosova e Shqipëria me abetare të përbashkët nga viti i ardhshëm

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 12:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe ajo e Shqipërisë, Evis Kushi kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e abetares së përbashkët.

Nagavci me këtë rast tha se abetarja e përbashkët është dhuratë për nxënësit e të dyja vendeve në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ajo më tej ka shtuar se janë në koordinim edhe për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta duke përfshirë edhe trajnimin e mësimdhënësve.

Është kënaqësi të mirëpresim në vizitë ministren Kushi, të cilën do ta bëjmë dhuratë për nxënësit tanë  në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Pas vizitës së parë në qershor që unë kisha në Shqipëri i diskutuam mundësit e bashkëpunimit”.

Përveç abetares së përbashkët kemi dhe aktivitete të shumta të nxënësve tanë dhe trajnimin e mësimdhënësve. Jemi shumë të lumtur që Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim që të përdoret një abetare e unike dhe do të përdoret nga të gjithë fëmijët në të dy vendet. Do të kemi edhe një koncert të përbashkët në Gjakovë, aktivitet e tilla do të jenë të vazhdueshme”.

Ministrja shqiptare Evis Kushi, tha se për abetaren do të hapet një konkurs që do të jetë transparent dhe ajo në fillimin e vitit të ardhshëm shkollor nxënësit do ta kenë gati abetaren e përbashkët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat