Demush Shasha nga Instituti Epik ka reaguar lidhur me takimin që po mbahet në Tiranë në kuadër të projekt “Open Balkan”.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar duke e quajtur grup të lezetshëm treshen e liderëve Rama-Vuçiq-Zaev, përcjell Bota sot.
Për Zaev ka thënë se është kryeministër në ikje, Rama një Kryeministër që organizon zgjedhje pa opozitë dhe Presidenti më autokrat i rajonit.
Postimi i tij i plotë:
Çfarë grupi i lezetshëm është mbledhur. Një Kryeministër në ikje, një Kryeministër që organizon zgjedhje pa opozitë dhe Presidenti më autokrat i rajonit janë mbledhur të diskutojnë të ardhmen e demokracisë në Ballkan.