Zëvendësdrejtori Atom Krasniqi, i arrestuar nën dyshimin për ngacmim seksual

Aktuale

Zëvendësdrejtori Atom Krasniqi, i arrestuar nën dyshimin për ngacmim seksual

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:30
Atom Krasniqi

Atom Krasniqi, zëvendësdrejtori i gjimanzit “Hamdi Berisha”, është ndaluar nga Policia e Kosovës të hënën nën dyshimin për ngacmimin seksual të një nxënëseje të mitur, tha sot drejtori i shkollës, Izet Hoti.

Hoti, në një prononcim të martën, tha se Krasniqi është ndaluar të hënën në Stacionin Policor të Malishevës.

Policia e Kosovës tha sot se zv/drejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha”, dyshohet se më 16 dhjetor ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur.

Rasti është raportuar në polici nga prindi i viktimës së dyshuar.

Sipas denoncimit, rasti dyshohet se ka ndodhur në njërën nga banjot e shkollës, raporton Paparaci. Policia tha sot se krahas vikitmës dhe të dyshuarit, lidhur me rastin janë intervistuar edhe disa dëshmitarë.

Policia ka njoftuar se zëvendësdrejtori me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat