Krijimi i Asociacionit të komunave serbe mbetët një nga temat më aktuale për vendin tonë.
Kërkesa e Serbisë për formimin e Asociacionit mbetët ende me përgjigje negative nga qeveria Kurti.
Çdohere në tavolinen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, është kjo temë e cila kërkohet me këmbëngulje të realizohet nga kryeminsitri Kurti.
E në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV-së, Alban Bajrami.
Ai tregoi që qëndrimi i tyre është negativ dhe se nuk janë pro krijimit të pasi vetëm mund ta destabilizojnë Kosovën.
“Zajednica” si e kemi cilësuar në 2013 dhe 2015 mbetet një Jo e madhe për ne kundrejt Serbisë, qytetarët serb të Kosovës fare nuk e kanë kërkuar një gjë të tillë dhe kjo mbetet vazhdimisht një kërkesë e Serbisë për destabilizimin e Kosovës”, u shpreh deputeti Bajrami për “Bota sot”.