Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka paralajmëruar ngritje të padisë ndaj ministrit Faton Peci.
Mirëpo, aktivistja Flutura Kusari ia ka bërë me dije Musliut që nuk ka bazë ligjore për ta bërë padinë.
Madje, ajo garantoi se deputetja e PDK-së do të humbë përballjen në gjykatë, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Tregoni dikush Ganimete Musliut që nuk ka bazë ligjore me e paditë Faton Pecin sepse deklaratat e bëra në komisione të parlamentit gëzojnë imunitet.
Padinë mund ta iniciojë për efekte të propagandës politike por unë ia garantoj humbjen në gjykatë.
Ligji Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes, neni 9(a).