Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas përplasjes së ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
Gërvalla i doli në mbrojtje ministrit Peci.
Ministrja tha se Peci është imun ndaj provokimeve të shëmtuara.
“Guximtar mendjemprehtë. Imun ndaj provokimeve të shëmtuara.
I urtë në fjalë, shumë i vendosur në punë”, shkroi ajo në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Guximtar mendjemprehtë. Imun ndaj provokimeve të shëmtuara.
I urtë në fjalë, shumë i vendosur në punë.
Ndërtimi i shtetit ligjor dhe reformimi i institucioneve janë bërthama e ndryshimit të premtuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.