Thaçi: Edi Rama nuk është i vetëdijshëm për dëmin që po ia bën Kosovës

Aktuale

Thaçi: Edi Rama nuk është i vetëdijshëm për dëmin që po ia bën Kosovës

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 21:19
Edi Rama

Analisti Jusuf Thaçi ka folur për Ballkanin e Hapur. Thotë se kësaj nisme duhet t’i bëhet analizë nga ekspertët e ekonomisë, nëse Kosova do të fitonte diçka. Ndërkohë, në aspektin politik, thotë se kryeministri Edi Rama, nuk është i vetëdijshëm për dëmtimin që po i bën Kosovës.

“Besoj që kryeministri Rama nuk është mjaftueshëm i vetëdijshëm për dëmin që është duke ia bërë Kosovës, përkatësisht dobësimin e Kosovës karshi Serbisë veçanërisht në procesin e dialogut”, thotë Thaçi në Pressing.

“Jemi në një situatë ku presidenti i Serbisë më shumë se për gjithçka tjetër ka nevojë për rehabilitim të imazhit të tij”, shtoi Thaçi.

“Vuçiqi veç është tu e mbjell çdo ditë e më shumë diskursin militarist në rajon, qoftë me problemet që i bën në Bosnje qoftë nëpërmjet problemeve që tenton me i bë në Kosovë”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat