Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, me anë të një postimi në Facebook u është drejtuar asamblistëve të VV-së në këtë qytet duke u thënë se duhet të qëndrojnë të bashkuar.
Bahtiri ka bërë thirrje për unitet, pas përçarjeve që kishin në zgjedhjet lokale ku humbi në raundin e parë nga kandidati i PDK-së, Bedri Hamza.
“Të dashur asamblisitë të Vetëvendosjes, më lejoni që edhe publikisht të ju uroj secilit prej juve detyrën e marrë, e cila buron nga populli dhe i shërben popullit.
Më pastaj dua të ju kërkoj në emrin e mijëra votuesve, që të gjithë të jeni të bashkuar, të lidhur fort me njeri-tjetrin për të bërë opozitë të pakompromis në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës”, tha ai.