Ministrja Gërvalla nuk shkon të raportojë në Komisionin për Integrime

Aktuale

Ministrja Gërvalla nuk shkon të raportojë në Komisionin për Integrime

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 09:14
Komisioni për Integrime Evropiane

(E plotësuar 11:32) - ​Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla nuk po merr pjesë në Komisionin për Integrime Evropiane ku ishte ftuar të raportonte para deputetëve të këtij komisioni.

Në mbledhjen e komisionit është thënë se nga kabineti i ministres është dhënë arsyeja se ajo duhet të udhëtojë jashtë vendit.

Mos shkuarja në mbledhjen e komisionit është kritikuar nga deputet e opozitës. Me këtë rast deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka ftuar ministren që të raportojë në këtë komision dhe të jetë e përgjegjshme karshi deputetëve të këtij komisioni.

“Kam prit që ministrja do të vjen dhe do të raportojë në këtë komision. Ajo ka shty takimin me datën 13 e as me 13 nuk ka ardh dhe kjo është tentativa e dytë apo e tretë që nuk vjen të raportojë. Unë nuk di çka ka më të ngutshme dhe më urgjente sesa një arsyetim i zonjës ministre që nuk do t’i nënshtrohet raportimit në komision për shkak të një takimi urgjent. E ftoj zonjën ministre të jetë e përgjegjshme karshi deputetëve”, tha Deliu.

Komisioni për Integrime Evropiane, mungon ministrja Gërvalla, kjo është arsyeja

Ministrja Gërvalla raporton në Komisionin për Integrime Evropiane.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla do të raportojë në Komisionin për Integrime Evropiane.

Në rend ditë të këtij komisioni janë 12 pika.

RENDI I DITËS

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 10.12.2021 dhe 13.12.2021;

3. Raportim i znj. Donika Gërvalla - Zëvendëskryeministre, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës;

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-053 për topografitë e gjysmëpërçuesve, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-055 për dizajnin industrial, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-059 për patentat, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

7. Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/ L-089 për Deminim Humanitar, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

8. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

9. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/L-017 për ndihmë juridike falas, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

10. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-013 për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

11. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-067 për inspektimet, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

12. Të ndryshme.

Vendi: N204

Koha: 11:00

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat