Njohësi i ҫështjeve politike në vend, Skender Mulliqi në një prononcim të tij ka analizuar situatën politike në vend, duke thënë se është dëmtuar nga udhëheqësit e saj në mënyrën më të keqe.
Sipas tij ‘pak gjë të hajrit bëmë më Kosovën e lirë dhe të pavarur’.
“E sakatuam në vend që ta ndërtojmë mirë! E gjuajtën atë largë si të ishte top i fudbollit! Nuk paten krenari dhe dinjitet ata që e drejtuan! Përjetuam skamje dhe mjerim social, papunësim, krim, korrupsion, izolim , largim …, fytyra të ngrysura dhe të palumtura njerëzish, të cilët Kosovën e kanë paramenduar shumë më ndryshe, më të zhvilluar dhe të prosperuar”, thotë Mulliqi.
Ai thotë tutje se, ‘Kosova po të ishte gotë me venë apo raki moti do të ishte zhdukur’.
“Secili që mori pushtetin u tregua më zi së tjetri, nuk menduan gjë më shumë veq hajnive dhe zhvatjës të pronës shoqërore! Populli për ҫudi heshti dhe i durojë tepër shumë këto tortura! Veq që nuk u ushqyen edhe më kockat e tij! E frikësuan dhe e nënshtruan si të ishte kope delësh! Por, ai nuk mashtrohet dhe nënshtrohet përgjithmonë! Po vijnë gjeneratat e reja, të cilat nuk pranojnë nënshtrimin, përbuzjen, nuk pranojnë okupimin e tyre shpirtëror dhe material! Pas çdo kohe të ligë, lind dielli …”, vlerëson Mulliqi.