Vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës ua kishte mundësuar qytetarëve tërheqjen e 10% të kursimeve të tyre nga TRUST-i.
Kjo ishte pritur mjaft mirë nga shumë qytetarë të Kosovës, derisa një pjesë e tyre si të papunë nuk patën mundësi ta gëzojnë këtë të mirë nga shteti.
Në kohën kur Kosova po përballet me një krizë energjetike e po ashtu edhe ekonomike për shkak të ngritjes së çmimeve, ideja për një pjesë tjetër të 10% nga trusti është përhapur shumë në opinion.
E në formë shakaje, me këtë ide është marr sot edhe aktori Fatmir Spahiu-bufi, i cili ka shkruar në Facebook se “po ia ndjen zemra” që një 10% do të ndodhë së shpejti.
“Zemra po ma ndjen që një 10% i Trustit ka me kërcite se shpejti!”, ka shkruar Spahiu në Facebook.
Ky postim ka marrë mijëra pëlqime, që nënkupton se qytetarët do ta mirëprisnin një vendim të tillë.