Flet drejtori i burgut të Pejës, tregon a u shkarkua nga Albulena Haxhiu

Aktuale

Flet drejtori i burgut të Pejës, tregon a u shkarkua nga Albulena Haxhiu

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 17:47
Arif Beqa

Pak më parë në media u raportua se drejtori i burgut të Pejës, Arif Beqa, është shkarkuar nga pozita që mbante.

Gjithashtu bëhet e ditur se një vendim i tillë është marrë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në një përgjigje Arif Beqa tha se ka dëgjuar për një vendim të tillë po ende nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar nga Ministria e Drejtësisë.

“Dëgjova edhe unë, por vendim zyrtar ende nuk kam marrë. Kur ta marr vendimin shikojmë”, u deklarua shkurt Beqa.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet se pse është shkarkuar nga pozita që mbante Arif Beqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat