Reagon drejtori i burgut të Prizrenit pas shkarkimit nga Ministria

Aktuale

Reagon drejtori i burgut të Prizrenit pas shkarkimit nga Ministria

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 17:56
Heset Loku

Drejtori i burgut të Prizrenit, Heset Loku, është shkarkuar nga kjo pozitë gjatë së mërkurës.

Një vendim i tillë është marrë nga Ministria e Drejtësisë.

Loku këtë vendim e ka quajtur këtë vendim tendencioz dhe politik.

“Jam shkarku për arsye plotësisht të pabaza, ky vendim është tendencioz dhe politik”, tha ai.

Gjithashtu, ai tregon se si drejtor i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan ka pasur takime të shpeshta me ministren Haxhiu, e cila sipas tij çdo herë i ka thënë se ai nuk e meriton postin si drejtor i kësaj qendre.

“Jam taku me ministren gjatë vizitave që ka pas në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, ka pas vizita të shpeshta dhe çdo herë ka thënë se ju nuk duhet të jeni drejtor në këtë qendër për arsye se këtu duhet të jetë një femër drejtoreshë dhe jo një mashkull”, u deklarua tashmë ish-drejtori i burgut të Prizrenit.

Ndërkaq, Loku tha se në Prizren është transferuar pa bazë ligjore, pasi që brenda dy viteve nuk mund të transferohet dy herë i njëjti person.

“Më kanë transferu në Prizren pa bazë ligjore. Brenda dy viteve kisha një transfer dhe me ligj nuk guxon me pas brenda dy viteve dy herë transfere”, shtoi ai.

Gjatë ditës së sotme është shkarkuar edhe drejtori u burgut të Pejës, Arif Beqa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat