Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook ku jep qëndrimin e tij për “Ballkanin e hapur”.
Deputeti ka shprehur haptas kundërshtimin e tij për "Ballkanin e hapur".
Ai shrkuan se pa njohjen e Kosovës, përmes "Ballkanit të hapur", Vuçiqi dhe të tjerët si ai, sipas tij, do të vinin si sundimtarë.
Kokaj ka deklaruar se nuk do ta lejojnë "Ballkanin e hapur" “derisa të jemi gjallë”.
Postimi i plotë:
ESENCA E BALLKANIT TË HAPUR
Rankoviqi, Millosheviqi, Markoviqi, Peroviçi e shumë të tjerë si ata, për gati 100 vjet, erdhën nga Beogradi dhe kaluan kufirin e Kosovës, duke ardhur si sundimtar.
Tashmë ne e kemi shpallur Pavarësinë, por Serbia edhe me Kushtetutën e saj, ende e konsideron Kosovën si koloni të Serbisë.
Kushdo që ka dy fije logjike në kokën e tij, e kupton që pa njohjen e Kosovës, përmes "Ballkanit të hapur", Vuçiqi dhe të tjerë si ai, do të vinin si sundimtar.
NE QË E KEMI PËRJETUAR SUNDIMIN E VUÇIQIT, MILLOSHEVIQIT DHE RANKOVIQIT, NUK E LEJOJMË KËTË PËRDERISA TË JEMI GJALLË.