Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se formacion i qeverisë nuk ka pse të ndryshohet.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka deklaruar se për nëntë muaj janë bërë punë shumë të mira.
“Këtë javë bëhen 9 muaj që prej formimit të qeverisë. Shumë punë të mira kanë përfunduar e edhe më shumë kanë filluar.
Ky formacioni i qeverisë ka sjellur qeverisje të suksesshme, prandaj edhe nuk ka pse të ndryshohet. Çdo dikaster ka shënuar suksese domethënëse në fushën e tyre përgjatë këtyre muajve të qeverisjes, dhe secili prej nesh e ka të qartë se çfarë duhet të bëhet dhe ku duhet të punohet me shumë në muajt dhe vitet në vijim të mandatit, drejt përmbushjes së objektivave dhe programit qeverisës".