Publicisti Veton Surroi është një nga bashkëpronarët e kompanisë “Stella Consulting”, aksionari kryesor i së cilës është oligarku nga Shqipëria, Gentijan Sulo, e e cila përmendet në skandalin e njohur me emrin “Brezovica”.
Sipas dosjes së prokurorisë së Ferizajt kompania “Stella Consulting”, dyshohet se ka dhënë ryshfet në këmbim të lejeve ndërtimore. Më saktësisht kompania e Surroit e Sulos i ka dhënë mbi 410 mijë euro ryshfet ish-kryetarit të Shtëprcës, Brratislav Nikolic në këmbim të lejes.
Leja për të cilën Surroi e Sulo i kishin dhënë ryshfet ish-kryetarit të Shtëprcës, Brratislav Nikolic, kishte të bënte me ndërtimin e kompleksit dhe hotelin “Stella Consulting”.
“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2014 deri në Tetor 2018, në Shtërpcë , si person zyrtar – Kryetar i Komunës së Shtërpcës , ka marr para dhe dhurata në mënyrë të drejtpërdrejt, me qëllim që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare për dhënien e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e tretë dhe të dytë të vikend zonës në Brezovicë, në atë mënyrë që ka marrë 210.000 euro për 21 leje ndërtimore të vikend shtëpizave për investitorin “Stella Consullting” , si dhe 200.000 euro për lejen ndërtimore të objektit hotelier “Stella Consulting”, me person përgjegjës Gentian Sulo, 240.000 euro nga personi përgjegjës i ndërmarrjes “Euro Sport” Rijad Hasani , 100.000 euro nga Blerim Imeri, 80.000 euro nga investitori Liridon Domaneku, 30.000 euro nga personi Isein Ajdini”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë, të cilën e ka siguruar Paparaci.
Ish-kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, i cili u arrestua dje nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni në këtë komunë, për ndërtimet pa leje në Brezovicë.
Ai po dyshohet se ka pranuar përveç të tjerave edhe 210 mijë euro ryshfet për dhënien e 21 lejeve ndërtimore të vikend shtëpizave për investitorin “Stella Consulting”, si dhe 200 mijë euro të tjera për lejen ndërtimore të objektit hotelier “Stella Consulting”.