​Besian Mustafa ironizon me Qeverinë Kurti: A keni rrymë? Qysh janë çmimet?

Aktuale

​Besian Mustafa ironizon me Qeverinë Kurti: A keni rrymë? Qysh janë çmimet?

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 21:43
​Besian Mustafa

Ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e LDK-së Besian Mustafa ka ironizuar me Qeverinë Kurti duke krahasuar rritjen ekonomike me mungesën e energjisë elektrike.

“A keni rrymë? A po e ndjeni veten më të zhvilluar/pasur, sikurse “rritja ekonomike e paparë”? Po çmimet, qysh janë? Rryma në 2022 edhe më shtrenjtë. Nëse ka rrymë, natyrisht”, ka shkruar Mustafa duke iu referuar aludimeve të qeverisë Kurti se Kosova sivjet ka shënuar rritje ekonomike.

Ndryshe, Kosova po i afrohet fundvitit me reduktime të kohëpaskohshme të rrymës. Qeveria është duke kërkuar vazhdimisht nga qytetarët që ta kursejnë rrymën, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndajë shumën e nevojshme të mjeteve, për mbulimin e importeve.

Ministria e Ekonomisë e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hartuar Strategjinë e Energjisë për vitet 2022-2031, e cila do t’i analizojë të gjithë skenarët potencialë dhe të përballueshëm financiarisht për të rritur stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, si dhe do të ofrojë mundësinë e integrimit sa më të madh të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Kosova prodhon deri në 85 për qind të energjisë elektrike përmes termocentraleve me thëngjill dhe sasi shumë të vogla nga burimet e ripërtërishme, si hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet fotovoltaike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat