Një protestë e madhe është mbajtur në Shqipëri e thirrur nga ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.
Qëllimi i kësaj proteste ishte të kundërshtonte vizitën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili merrte pjesë në kuadër të takimit të “Open Ballkan”.
E pjesë e kësaj proteste ishte edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Melihate Tërmkolli.
Tërmkolli tha ishte ndër njerëzit e parë që u mobilizua ta ndalonte Vuçiqin që të kalonte përmes varrezave të familjes Jashari.
“Po një protestë të cilën e kemi organizuar në Kosovë para dy a tre viteve, kur erdhi Vuçiq në Kosovë dhe donte të kalonte përmes varreve të Jasharëve jam ndër të parët njerëz që e kam kundërshtuar dhe jo vetëm kundërshtuar por ju kam bërë me dije edhe atyre që Vuçiqi po shkon në dy fshatra në Skenderaj”.
“Në njëfar mënyre e kam organizuar se nuk mundem ta ndalnim atje në veri së paku të mos na kalojë mes varreve të Jasharëve dhe për fat të mirë njerëzit u organizuan dhe unë isha aty”.