Ish-ambasadori i Kosovës në Finlandë, Lulzim Peci ka kritikuar Qeverinë Kurti, pasi vendi tashmë është futur në krizë energjetike, derisa kanë nisur edhe reduktimet.
Peci përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se qeveria nuk e ka dashur as gazin, e as termocentralin.
“Tani vetëm mund ta shijojmë terrin dhe varfërinë që do të pasojë prej mungesës së energjisë”, ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Termocentralin nuk e deshët që deri sot ka mundur të përfundohet! Gazin dhe termocentralin me gaz nuk po e doni!
Tani vetëm mund ta shijojmë terrin dhe varfërinë që do të pasojë prej mungesës së energjisë.