Gashi: VV-ja ka rënë përgjysmë por vazhdon të jetë e para në përqindje të votave, LDK-ja është diku tek 25%

Aktuale

Gashi: VV-ja ka rënë përgjysmë por vazhdon të jetë e para në përqindje të votave, LDK-ja është diku tek 25%

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 23:46
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se të trija partitë e mëdha në Kosovë, momentalisht qëndrojnë pak a shumë barabarësish në përqindje të votave.

Sipas tij, LDK-ja ka rritje minimum 10%, ndërsa VV-ja nga 50% ka rënë në 30-32%.

Gashi tha se të tria partitë, PDK-LDK-VV, ka në një diferencë të ngushtë në përqindje të votave.

“Dallimi i madh ka ndodhur në shkurt ku ne kemi ra, e VV-ja ka bërë shkëputje. Tash VV-ja është shumë më poshtë, pothuajse përgjysmë”, është shprehur Gashi.

“LDK-ja është diku tek 23-24-25%. Është e pamjaftueshme që LDK-ja me fitu me këtë rezultat, duhet me ndryshuar”, ka thëën Gashi.

“VV-ja vazhdon me qenë e para, por me diferencë të ulët 30-32%. Ky është moment paqeje, mundet të thellohet dhe të ngushtohet si diferencë”, tha Gashi.

“Jemi brenda një zonë ku mund ta konkurrojmë njëra-tjetrën. Pak a shumë jemi tri parti të barabarta, LDK-PDK-VV, me një diferencë të ngushtë”, shtoi Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat