Ish-zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po kërkon të krijojë Serbinë e Madhe.
Tahiri komentoi edhe iniciativën e Ballkanit të Hapur, të cilën ka thënë se Vuçiq po e përdorë në favor të veten.
Ajo ka përmendur zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë, ku zyrtarët e Republikës Serbe kanë filluar procedurat për shkëputje nga autoritetet qendrore të Bosnjës e Hercegovinës. Tahiri i quan shqetësuese këto zhvillime.
“Serbia po kërkon të krijojë Serbinë e Madhe. E shohim tentimin për destabilizim serioz të Bosnje e Hercegovinës”, thotë ajo.
Tahiri thotë se takimet me Ramën i konvenojnë Vucic i cili del si person që është i hapu për bashkëpunim para ndërkombëtarëve.
“Vuçiq po shkon në Tiranë e po takohet me Ramën po buzëqesh duke e ndryshuar imazhin e tij ndërkohë që Ballkani po dridhet”, shtoi ajo.