Çka duhet të bëhet për ta kursyer energjinë elektrike? Flet eksperti i energjetikës

Aktuale

Çka duhet të bëhet për ta kursyer energjinë elektrike? Flet eksperti i energjetikës

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 00:16
Ilustrim

Në ditët më të ftohta pritet që të rritet akoma më tepër konsumi i energjisë elektrike.

Kjo për shkak të pamundësisë së gjetjes së zgjidhjes për ngrohje nga ana e qytetarëve të Kosovës.

Kështu tha në një intervistë në Edicionin Special eksperti i Energjetikës Lulzim Syla.

Syla tha se është dashur të punohet nga qeveritë e tjera për efiçiencën e energjisë, në mënyrë që të mos vihet deri te ky problem.

“Do të rritet konsumi i energjisë elektrike dhe për shkak të pamundësisë së gjetjes së alternativave, duhet të ngrohemi me energji elektrike. Për të mos ardhur deri te ky problem, është dashur që qeveritë e kaluara të punonin edhe me kuvendet komunale në promovimin e efiçiencës, përmes izolimit të ndërtesave dhe shtëpive, pajisjeve që kursejnë energjinë elektrike dhe përdorimit të ngrohjes solare”.

Gjatë ditës, KEDS ka dërguar mesazh telefonik te qytetarët e Kosovës, duke treguar se nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike për dy orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat