32 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Aktuale

32 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 06:06
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës sot mbush 32 vjet që nga themelimi i saj.

Nisma për themelimin e saj erdhi nga shkrimtarët Jusuf Buxhovi, Ali Aliu, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa.

Kuvendi themelues ishte zhilluar më 23 dhjetor 1989 në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku në emër të Këshillit nismëtar dhe të Kryesisë së punës, Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Statutin e saj e lexoi, Jusuf Buxhovi.

Në këtë Kuvend, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës u zgjodh Ibrahim Rugova, sekretar – Jusuf Buxhovi, kurse  anëtarë të Kryesisë,  Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Nekibe Kelmendi, Ali Aliu dhe Mehmet Kraja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat