32 vjet nga themelimi i LDK-së, Hoti: Nderojmë themeltarët e Lidhjes Demokratike, ishin mendjet më të ndritura të shqiptarëve

Aktuale

32 vjet nga themelimi i LDK-së, Hoti: Nderojmë themeltarët e Lidhjes Demokratike, ishin mendjet më të ndritura të shqiptarëve

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 09:53
Dr. Ibrahim Rugova

Lidhja Demokratike e Kosovës sot mbush 32 vjet që nga themelimi i saj.

Deputeti i saj, Avdullah Hoti ka thënë se në këtë përvjetor nderojmë themeltarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e që ishin mendjet më të ndritura të shqiptarëve: akademikë, historianë, publicistë, njerëz të shkencës, shkrimtarë, albanologë dhe figura të respektuara të kombit.

Postimi në Facebook:

Sot nderojmë themeltarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gratë e burrat vizionarë që më 23 dhjetor 1989 themeluan subjektin e parë demokratik në këtë regjion dhe më gjerë.

mesin e tyre ishin mendjet më të ndritura të shqiptarëve: akademikë, historianë, publicistë, njerëz të shkencës, shkrimtarë, albanologë dhe figura të respektuara të kombit.

Ky veprim i tyre ishte hapi i parë në rrugëtimin tonë për të organizuar qytetarët dhe klasën politike në Kosovë për të formësuar dhe shprehur qartë aspiratat për liri dhe demokraci të shqiptarëve të Kosovës në vitet që pasuan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat