Ministria e Shëndetësisë, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook u ka kërkuar qytetarëve që të marrin të dy dozat e vaksinës Anti-COVID, e po ashtu të marrin edhe dozën përforcuese dhe atë të tretë të vaksinës.
Nga kjo ministri u kanë kërkuar qytetarëve që të festojnë me familje dhe të kujdesen për ta.
“Vendi ku të gjithë ndihemi të sigurt është familja. Kësaj here, ti e ke në dorë sigurinë tënde dhe të familjes. Rreziku nga COVID-19 nuk ka kaluar, sidomos për ata që ende nuk janë vaksinuar”, thuhet nga MSH.
Njoftimi i plotë:
Vendi ku të gjithë ndjehemi të sigurt është familja. Prandaj, kujdesu për veten dhe familjen tuaj.
Merrni të dy dozat e vaksinës dhe sapo të ju vijë koha edhe dozën përforcuese dhe dozën e tretë.
Festo sigurt, festo me familjen!
Festo shëndetshëm!
#Vaksinohu
MSh/IKSHPK/SDC/AQH